Ka shkuar në dy numri i viktimave të shpërthimit në Lushnjë. Pas Landi Verçanit, ka ndërruar jetë dhe djali i tij, rreth të 20-ave, gjatë transportimit në spitalin e Traumës.
I riu Lidio Hoxha nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda, pasi u fut në intubim për shkak të djegieve të rënda në fytyrë dhe në rrugët e frymëmarrjes.
Babë e bir ndodheshin në vinç në momentin kur mjeti është prekur nga telat e tensionit të rëndë dhe ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm që u mori jetën dhe la të plagosur dhe 8 të tjerë, mes tyre dhe deputetin e PS- Bujar Çelën.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.
Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.