Brion Skrapari është 25-vjeçari i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi u hodh nga kati i tretë i banesës. Mbrëmjen e së shtunës, i riu ishte konfliktuar me prindërit dhe më pas i kishte qëlluar me thikë. Babai E.Skrapari 60 vjeç dhe e ëma A.Skrapari 54 vjeç mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, Brion Skrapari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe mjekohej prej disa kohësh. Pasi goditi prindërit me thikë, ai u hodh nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”. Fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital me plagë të rënda në kokë dhe në trup. 25-vjeçari ndërroi jetë në spital pas disa orësh, ndërsa policia vazhdon hetimet për këtë ngjarje
a.ç