Sot në Veternik të Prishtinës është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në fjalë për gazetën Express.
“Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë zëdhënësja e policisë së Kosovës.
Mësohet se i plagosuri është Luan Maloku, këshilltar i kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.