I plagosuri është identifikuar si Klajdi Gjergji, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se i riu është plagosur në gjoks dhe brinjë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjëherë është larguar nga vendngjarja”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











