• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emri/ Pjesë e grupit që pastronte paratë e klanit mafioz “Bonavota”, cila është shqiptarja në bankën e të akuzuarve

by Java News
22/11/2023 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hetim anti mafia për pastrim parash i quajtur “Rinacita Scott 3-Assocompari” kundër klanit Bonavota të Sant’Onofrio, ka përfunduar dhe cështja do të shkojë për gjykim në Itali.

Krahasuar me njoftimin e përfundimit të hetimeve paraprake, kërkesa i është përcjellë magjistraturës së rrethit për 5 të dyshuar më pak nga fillimi hetimeve. Mes personave që do të gjykohen është edhe shqiptarja Sona Vesholli, 30-vjeç, lindur në Shqipëri dhe banuese në Turin.

Hetimi, i vërtetuar nga përgjimet dhe nga bashkëpunëtorë të ndryshëm të drejtësisë, do të kishte dokumentuar anëtarësimin e klanit Sant’Onofrio me katër subjekte, njëri prej të cilëve, për të lehtësuar veprimtaritë e pastrimit të parave në favor të bandës, do të kishte krijuar një sërë shoqërish italiane, hungareze dhe qipriote, të regjistruara në mënyrë fiktive në emër të palëve të treta.

Dinamika që qëndron në themel të një mashtrimi, të kryer në vitin 2017, ndaj investitorëve nga Omani, të cilët kishin paguar shumën prej një milion eurosh me premtimin për marrjen e 30% të aksioneve të një kompanie, së cilës i kishte një kompleks imobiliar në Budapest.

Më pas u krye një sekuestrim parandalues që synonte konfiskimin e aseteve dhe kompanive me vlerë rreth 3 milionë euro. Hetimi, i zhvilluar në një kontekst kompleks të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë gjyqësore me autoritetet hungareze, qipriote, franceze, daneze dhe britanike dhe me koordinimin e Eurojust, përdori gjithashtu bashkëpunimin e Njësisë së Inteligjencës Financiare (FIU) të Bankës së Italisë./m.j

Next Post
“Çmenduria”/ Shqipëria në vendin e 9 në botë për çmimin më të lartë të naftës

"Çmenduria"/ Shqipëria në vendin e 9 në botë për çmimin më të lartë të naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In