Shefi i Komisariatit të Gjirokastrës, Besnik Lila është pezulluar nga detyra.
Bëhet me dije se pezullimi i tij ka ardhur për shkak se akuzohet për shpërdorim detyre.
Dyshohet se Lila ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonë. Disa ditë më parë efektivë të ardhur nga Tirana bënë asgjësimi e rreth 3000 bimëve narkotike në Gjirokastër dhe Përmet. Ndërsa kjo ngjarje nuk u bë publike nga DVP Gjirokastër.
/b.h