Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë sepse përndiqte një vajzë.
Florenc Isufaj, banues në lagjen ’30 Vjetori’ në Berat ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 19-vjeçaren me iniciale G.A.
“Arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja G.A, 19 vjeçe, banuese në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat e cila pretendon se shtetasi i lartpërmendur e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme,”-raporton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Përndjekje’’, parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.
a.ç