• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ Pajisi me armë personin e rrezikshëm, arrestohet nënkomisari i policisë

by Java News
17/10/2017 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës arrestoi sot një punonjës policie si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

“SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit kreu një hetim gati 2 javor për N/komisar Gjergji Azisllari, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në stacionin policor Plazh, Durrës. Ky punonjës ka përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin me rekorde kriminale G.N., i cili ishte pajisur me armë zjarri për në banesë”, thuhet në një njoftim për mediat nga Ministria e Brendshme.

Më tej, sqarohet se personi i mësipërm u arrestua nga Policia e Durrësit gjatë një operacioni të zhvilluar në fillim të Tetorit, në kuadër të operacionit policor “Vjeshtë 2017”.

Në këtë operacion u arrestua edhe një person me iniciale M.F., si dhe u sekuestruan 2 armë zjarri, një makinë dhe disa telefona celularë.

“Pas veprimeve proceduriale të SHÇBA-së rezultoi se i arrestuari është person me rekorde kriminale, por kishte ndryshuar gjeneralitetet. Punonjësi i Policisë Azisllari nuk ka kryer verifikimin në sistem sipas procedurave standarde të punës“, thuhet më tej në njoftim.

Gjatë hetimit ka rezultuar se po ky punonjës policie kishte përpiluar të njëjtin lloj vërtetimi edhe për personin me iniciale A.M., i cili gjithashtu rezulton me rekorde kriminale në të dhënat e Policisë së Shtetit.

“SHÇBA ka nisur një inspektim në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë për procedurat e ndjekura nga strukturat përgjegjëse, për pajisjen me leje për blerje dhe mbajtje të armëve të zjarrit. SHÇBA ka në dispozicion numrin falas 0800 90 90 për denoncime për çdo qytetar, kur konstaton shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë”, përfundon njoftimi i Ministrisë.

a.ç

Next Post
VIDEO/Stuhia diellore, grimca nga kurora e diellit i drejtohen tokës

Mjedis/Diell i kuq në qiell, ekspertët japin alarmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In