Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Tropojë, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar teksa qarkullonte në Bajram Curri.
30-vjeçari R. B., është larguar, ndërsa polici ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe ka gjetur një jelek antiplumb.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./m.j