Endri Mera 28-vjeç, nga Tepelena, i ndodhur me pushime në Sarandë, është hedhur nga trampolino me kokë në det dhe për rrjedhojë është plagosur rëndë.
Menjëherë është transportuar në urgjencën “Stefan Mekshi” në Spitalin e Sarandës. Sipas bluzave të bardha i riu ka pësuar frakturë të rruazave të qafës.
Ka marre ndihmën e parë dhe po niset me helikopter për drejt spitalit te Traumës ne Tirane. Shkak është bere hedhja me koke e te riut ne det./m.j