• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Emri në listë do tregojë opozitarët e vërtetë

by Ben Andoni
12/01/2025 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Hartimi i listave për deputetët e legjislaturës së ardhshme (2025) do të nxjerrë realisht edhe angazhimin dhe militantizmin e tyre. Zakonisht, listat përcillen në momentet e fundit, në cakun e afateve për të zvogëluar mundësinë e ndërhyrjeve por edhe për t’u mos lënë hapësirë të pakënaqurve të shprehin ankesat e tyre. Ky sistem zgjedhor, që nuk lejon koalicionet, bën të mundur, që përpjekja e individëve të politikës kanalizohet të jenë në 1\3 e listës me emrat e mbyllur, kurse për 2\3 beteja brenda llojit është krejtësisht e hapur. Po e sjellim këtë argument, për të justifikuar fjalët panegjirike të masës së madhe të njerëzve të Bashës, që tashmë janë nën çadrën e Berishës. Koha do provojë angazhimin apo servilizmin e tyre. Dhe, janë shumë. Ishin pikërisht ata, që nuk lanë gjë pa thënë për pjesën tjetër të PD-së pas 8 Janarit të dikurshëm. Megjithëse sot publiku po “i mirëkupton” për angazhimin, servilizmin, tonet dhe imitimet ndaj Berishës në çdo aspekt, sepse e duan PD-në e bashkuar.

Problemi në orët e fundit është se veç Ilir Metës, që do të marrë një shpërblim të merituar për patericën që i zgjati dy herë PD-së në zgjedhje, një pjesë e opozitarëve si z. Mediu dhe të tjerë nuk po i përtypin lehtë deklarimet e Berishës për listat, që ka nisur një tur ndër Shqipëri për t’i bindur shqiptarët të votojnë projektin e tij të ardhjes në pushtet. Futja e frikës për mungesën e të ardhmes së vendit, kundërshtimi i akteve të qeverisjes Rama, mëtimet për ndryshimet drastike, përballjen me çdo gjë të paraardhësit e bën Berishën të largojë vëmendjen dhe nga kërkesat e aleatëve të tij apo njerëzve më të afërt, që e kanë mbështetur aq shumë dhe një pjesë plot pathos. Motivi dihet largimi i Ramës dhe rikthimi i tyre.

Po ndërsa Berisha po zbulon pak e nga pak planet e tij për listat, tashmë duhet të nisë të mendojë dhe për impaktin te demokratët dhe aleatët e tij, nëse ata do të pranojnë që emrat e sigurtë të jenë konjuktura e vetë Berishës apo të interesit të demokratëve. Sfida do jetë me z Meta, gjasat e të cilit janë të kandidojë në listën e sigurt dhe me këtë rast kemi precedentin që duhet të lejohet (në rast fitore) dhe ta fitojë automatikisht imunitetin. Udha e SPAK-ut pastaj nis nga fillimi dhe jo me aq sukses, nëse supozojmë se PD-ja është fituese në këto zgjedhje. Çfarë është shqetësuese lidhet me faktin se mbyllja e listave që u miratua nga PD bashkë me PS, ishte propozim i Partisë Demokratike, ndryshe nga sa u deklarua nga Berisha. Që do të thotë se duhet të mbajë në kurriz në të ardhmen atë revolucion të heshtur të pakënaqurve dhe nëse mendon dhe humbjen (mundësi, që duket në përqindje të besueshme) edhe përpjekjen e fundit për ta larguar atë në formën më natyrale të mundshme. Nga ana tjetër, publiku do të ketë mundësi të shikojë dhe një pjesë politikanësh të PD-së, që i ka pasur përballë në emisionet në prime time, duke u betuar për t’i shkuar deri në fund angazhimit të tyre politike. Deri atëherë, frika do mbizotërojë për emrat në lista dhe mbi të gjitha fitoren (nëse do arrijë), që do e marrë ai dhe vetëm ai, Berisha. Zbignjev Bërzhinski e artikulonte me më shumë klas, një lloj ndjesie të tillë: “Frika errëson arsyen, intensifikon emocionet dhe e bën më të lehtë për politikanët demagogjikë të mobilizojnë publikun në emër të politikave që duan të ndjekin”. Kuptohet derisa të shohin apo jo emrin. Pastaj?! Do t’i binden turmës. (Javanews)

 

Next Post
“Burgu i Ali Demit” do të kthehet në burg të hapur, ja si do të funksionojë

"Burgu i Ali Demit" do të kthehet në burg të hapur, ja si do të funksionojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In