Një punonjës policie ka ndërruar jetë në Kamëz pasditen e kësaj të marte.
Bëhet fjalë për efektivin e policisë, shtetasin me iniciale N.D. 59 vjeç.
Policia e Tiranës njofton se efektivi ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j