Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare të hënën mbrëma nga një atak në zemër, njoftoi sot familja e tij.
Carter, i cili shërbeu si sekretar i mbrojtjes për dy vitet e fundit të administratës së Barack Obamës, ndihmoi në mbikëqyrjen e nisjes së një strategjie ushtarake që çoi në zmbrapsjen dhe humbjen eventuale të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Më pas Carter ka drejtuar Qendrën Belfer për Shkencën dhe Çështjet Ndërkombëtare në Shkollën Kennedy të Harvardit./m.j