35-vjeçari, Delvin Drenica është arrestuar sot nga Policia e Korçës, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 21 emigrantë të paligjshme drejt vendeve të treta.
Sipas njoftimit të policisë 35-vjeçari u kap në flagrancë në fshatin Vërdovë, Pogradec, teksa po transportonte emigrantët kundrejt pagesave 1000-1500 euro për person.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 15”.
Operacioni, i zhvilluar pas hetimeve proaktive njëjavore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave të konsiderueshme, për kalim të paligjshëm të kufirit./m.j