Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Breshia, ku një makinë tip ‘Ford Focus’, ka përplasur për vdekje një grua shqiptare, nënë e 5 fëmijëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes zonën e Puegnago të Breshias. Shqiptarja e identifikuar si Elvira Hoxhaj, 40 vjeçe nënë e 5 fëmijëve ishte dërguar me urgjencë në spital, por nuk kishte shpëtuar.
Autori i aksidentit, një italian 40-vjeçar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë shqiptaren në rrugë. Ai është vënë në pranga pak orë më vonë nga policia, që u vu menjëherë në ndjekje të tij.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e ndodhur në një rrugën pa ndriçim, ndërsa italiani i arrestuar akuzohet për ‘vrasje në rrugë’, siç i cilëson kodi penal italian, aksidentet kur shoferi largohet nga vendi i ngjarjes.
a.ç