• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Emri/ Lajm i trishtë: Ndërron jetë në moshën 58 vjeçare luftëtari i orëve të para të UÇK-së

by Java News
14/01/2023 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot në moshën 58-vjeçare ndërroi jetë zyrtari i lartë i intelegjencës në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, kolonel në TMK dhe luftëtari orëve të para të UÇK-së, Cen Aliçkaj.

Cen Aliçkaj, është lindur më 29.04.1964 në Lybeniq, rrjedh nga një familje patriotike dhe kombëtare. Qysh në moshën 14-vjeçare ka marrë pjesë në aksione kombëtare, siç ka qenë vendosja e parullave per shkrimet e kohës “Nini rren e Ylli s’rren”. Ai ka qenë aktiv në veprimet kombëtare të viteve 1981, 1982 dhe gjatë gjithë jetës. Më 1982 burgosur politik dhe nuk ka qenë hera e parë.

Në fund të viteve 80 dhe në fillim të viteve 90, Cen Aliçkaj ka qenë njëri ndër organizatoret kryesor të Lëvizjes së Studentëve dhe të aksionit të pajtimit të gjaqeve. Për shkak të ndjekjeve nga pushteti i atëhershëm, në fillim të viteve të 90-ta, ka migruar në Gjermani. Ai edhe atje e ka vazhduar veprimtarinë kombëtare, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë. Veprimet ushtarake të Cenës kanë qenë të një niveli të lartë të trimërisë dhe atdhedashurisë. Në ditët e fundit të luftës, ai ishte plagosur, duke e tërhequr kufomën e bashkëluftëtarit Xhemajl Fetahaj. Veprimtarinë patriotike dhe kombëtare, Cen Aliçkaj e ka vazhduar gjatë gjithë jetës së tij.

Ai ka shërbyer edhe në TMK dhe FSK. Cena ka qenë prej atyre luftëtarëve që i ka dhënë krejt çka ka pasur për atdheun e nuk ka kërkuar asgjë prej tij. Cen Aliçkaj ka mbrojtur deri në fund idealet dhe parimet e tij dhe nuk ka bërë kurrë kompromis me dinjitetin dhe krenarinë e tij prej luftëtari.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Cen Aliçkaj ka qenë njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin.

“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cen Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin! Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri.”, ka shkruar Hardinaj në Facebook, duke shtuar, pusho i qetë në tokën për të cilën luftove, Cen./m.j

 

Next Post
“Lë mandatin…”/ Salianji tregon prapaskenat e përjashtimit të 4 deputetëve: PD ka nevojë për bashkim, Alibeaj me sjellje bizantine e brutale

"Lë mandatin..."/ Salianji tregon prapaskenat e përjashtimit të 4 deputetëve: PD ka nevojë për bashkim, Alibeaj me sjellje bizantine e brutale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In