Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme brenda banesës. Mësohet se viktima është gjetur në banesën që ndodhet në ‘Lagjen e Re’ në Bulqizë.
Personi i pajetë është Feizi Demiri, 49-vjeç. Ende nuk dihet më shumë detaje se si ndodhi vdekja mirëpo mësohet se Demiri jetonte i vetëm në shtëpi.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.
/e.d