45-vjeçari Ylli Didani nga fshati Janjar i Sarandës dhe prej vitesh banues në Illinois është kreu i një grupi kriminal të shkatërruar sëfundmi në operacionin “Bandi-Hammer” të realizuar nga DEA, policia spanjolle dhe ajo holandeze.
5 persona u arrestuan në Spanjë dhe Holandë për trafikimin e mbi 2.3 ton kokainë, sasi të kapura në Bilbao dhe Algecira të Spanjës në 2020, 2021 dhe 2022.
Banda drejtohej nga një shqiptar i arrestuar më parë në SHBA, i cili kontrollonte trafikun e kokainës në 15 shtete përfshirë dhe Spanjën.
Ai rezulton i arrestuar në vitin 2021 në aeroportin e Chicagos teksa vinte nga Shqipëria.
Mësohet se shqiptari kishte planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.
Ai rezulton përgjegjës për sasinë prej 1.1ton kokainë të kapur në Bilbao në 2020.
Operacioni “Bandi-Hammer” u zhvillua ditët e fundit dhe coi në arrestimin e 3 personave në Spanjë dhe 2 në Holandë. Të arrestuarit janë zbuluar nga bisedat e hetuara prej muajsh në sistemin e dekriptuar PGP chats.
/a.r