Një person i akuzuar për kërcënimin me armë të kushëririt të tij, është vënë në prangat e policisë së Vlorës.
Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Klevis Deliaj, banues në Vlorë, i arrestuar mbrëmjen e së hënës.
Efektivët e policisë bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Kjo pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, në 27 nëntor 2018, e ka dënuar me 3 vite burg.
Ngjarja ka ndodhur në datën 20 mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, Deliaj dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kurshëririn e tij për motive pronësie.
g.kosovari