Një tjetër shqiptar rezulton i zhdukur pas katastrofës në Itali, ku u shemb ura Morandi. Ai është Eduard Bokrina, i cili po udhëtonte me viktimën e parë të konfirmuar Marjus Djerri në makinë kur u shemb ura duke i marrë me vete. Nuk ka ende konfirmim për vdekjen e tij por rezulton mes personave të zhdukur. Sipas mediave italiane Marjus Djerri dhe Eduard Bokrina udhëtonin në autostradën A10 drejt Rapallos ku me sa duket ishin duke punuar.
I afërmi i Bokrinës ka publikuar një mesazh në “Facebook” ku jep lajmin e ndarjes nga jeta të të riut por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane dhe as ato shqiptare.