• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emri/ Iu fik ‘Jet Ski-a’ në mes të detit gjatë natës, shpëtohet pas 10 orësh i riu. Ja gjendja e tij

by Java News
03/08/2023 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 28-vjeçar ka rrezikuar jetën duke lundruar me Jet Ski në mes të detit gjatë natës.

Mësohet se mjeti i të riut me iniciale K.S., pësoi defekt dhe rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në drejtim të ishullit të Korfuzit duke i rrezikuar jetën.

Fatmirësisht i riu është shpëtuar nga polica kufitare në Borsh pas 10 orësh operacion kërkim-shpëtimi prej orës 20:00 deri në mëngjesin e sotëm.

Njoftimi i policisë:

Borsh/Policia Kufitare, 10 orë operacion kërkim-shpëtimi, gjatë natës, në det të hapur, për t’i shkuar në ndihmë një 28-vjeçari.

Iu fik mjeti lundrues Jet Ski, në mes të detit, gjatë natës, për shkak të një defekti, dhe rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në thellësi (në drejtim të ishullit të Korfuzit), duke i rrezikuar seriozisht jetën, Policia lokalizoi dhe shpëtoi 28-vjeçarin.

Operacioni i kërkim-shpëtimit angazhoi shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, me 3 mjete lundruese.

Pas marrjes së njoftimit nga miq të shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, se kishin humbur kontaktet me këtë të fundit, pasi rreth orës 20:00, ky shtetas, për qëllime turistike, ishte nisur me Jet Ski, nga Porto Palermo drejt Borshit, shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, të pajisura me 3 mjete lundruese dhe të asistuara nga peshkatarë të zonës, kanë organizuar punën dhe kanë dalë menjëherë në det të hapur, për të lokalizuar dhe shpëtuar 28-vjeçarin.

Si rezultat i një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati nga ora 20:00 deri në orën 06:20 të ditës së sotme, në det të hapur, të kryer nga shërbime të specializuara të Policisë, u bë i mundur lokalizimi 2.5 milje në thellësi të detit, dhe nxjerrja në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, e 28-vjeçarit.

Për shkak të një defekti, mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte ky shtetas, gjatë natës, ishte fikur në mes të detit dhe rrymat detare e kishin zhvendosur atë, në drejtim të ishullit të Korfuzit.

Pas shpëtimit, mirënjohës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe profesionale të Policisë, shtetasi K. S. u shpreh: “Falënderoj shumë Policinë Kufitare të Himarës dhe të Vlorës, pasi kam 10 orë që rri në det të hapur, për shkak të një defekti që pësoi motori i ujit, dhe rrymat detare më çuan drejt ishullit të Korfuzit. I falënderoj shërbimet pasi erdhen menjëherë me mjetet lundruese dhe më shpëtuan jetën.”

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme./m.j

Next Post
“S’mund të lejohet më afër Dhomës Ovale”/ Ish-kryeprokurori amerikan gozhdon mbrojtjen e Trump: Ai e dinte se kishte humbur zgjedhjet

"S’mund të lejohet më afër Dhomës Ovale"/ Ish-kryeprokurori amerikan gozhdon mbrojtjen e Trump: Ai e dinte se kishte humbur zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In