39-vjeçari, Gjergji Lazaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar ost në Itali.
Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër-arresti që në vitin 2017, për kapjen e tij.
Lazaj u kap në një hotel, ku ishte duke pushuar së bashku me disa turistë të tjerë. Autoritetet italiane arritën të identifikonin shqiptarin nga rezervimi që kishte bërë në hotel me emrin e tij. Sakaq pritet ekstradimi i tij drejt Francës./m.j