• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Emri i tij nuk ishte në protokollin e ndeshjes”, Flamurtari nxjerr blof Partizanin: U dhunua zëdhënësi për mediat

by Java News
25/02/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Partizanit, ishte radha e klubit të Flamurtarit të reagojë zyrtarisht në lidhje me ngjarjen e rëndë në ndeshjen e së shtunës, ku disa tifozë të skuadrës së kuqe dhunuan fotografin e ekipit kundërshtar.

Pasi dënon ngjarjen e rëndë, deklarata e klubit vlonjat i përgjigjet edhe akuzave të Partizanit, pasi në reagimin e këtij të fundit, Shkëlqim Ramaj u cilësua si “personi me aparat në dorë” dhe se emri i tij nuk ishte në protokollin e ndeshjes.

Në dokumentet e publikuara në llogaritë zyrtare të Flamurtarit, Ramaj rezulton të jetë një zyrtar i klubit në dy sezonet e fundit si zëdhënës për mediat dhe fotograf.

REAGIMI I PLOTE I FLAMURTARIT

Flamurtari Football Club ka qëndruar në heshtje deri tani, duke pritur dhe shpresuar që të jenë organet përkatëse në Federatën Shqiptare të Futbollit ato që vendosin, në bazë të rregulloreve, për ngjarjen e shëmtuar të së shtunës në “Selman Stërmasi”, ku u sulmua një zyrtar i klubit dhe një futbollist. Përgëzojmë klubin Partizani për distancimin nga dhuna, por nuk mund të mos reagojmë kur shohim që ngjarja e rëndë kalohet në plan të dytë dhe vendoset theksi, qëllimisht, tek zyrtari i Flamurtarit, i cili u sulmua nga një grup tifozësh.

Së pari, “personi me aparat fotografik” është zyrtar i klubit Flamurtari, ka qenë gjithnjë në dy sezonet e fundit, është i regjistruar në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ka funksionin e zëdhënësit dhe të fotografit, që çdo klub i ka në fushë, në bazë të rregullores dhe me aprovimin e zyrtarëve të ndeshjes. Për këtë arsye, nëse klubi Partizani është i paqartë për rolin e zyrtarit të sulmuar gjatë ndeshjes, bën mirë të interesohet dhe të marrë informacion zyrtar në FSHF, para se të bëjë reagime publike që tentojnë të largojnë vëmendjen nga thelbi i ngjarjes.

Së dyti, “personi me aparat fotografik” nuk ka luajtur asnjë rol aktiv duke provokuar tifozët. Nëse drejtuesit e Partizanit nuk e kanë këtë informacion, mund të shohin gjithë ndeshjet e fundit të Flamurtarit dhe fotot e postuara në faqen zyrtare të klubit, për të kuptuar që pas çdo goli futbollistët kanë zgjedhur atë mënyrë festimi dhe kërkojnë ata që të fotografohen ashtu, në njërin cep të fushës. Futbollistët nuk ishin drejtuar nga tifozeria e Partizanit, në atë kënd nuk kishte tifozë dhe nuk e kuptojmë ku qëndron provokimi, kur një grup tifozësh vrapojnë, ofendojnë dhe futen në fushë, vetëm e vetëm sepse një grup futbollistësh festojnë në mënyrën e tyre modeste një gol të shënuar.

Next Post
Ministrat e BE pro Shqipërisë, Këshilli Europian do mbështesë hapjen e negociatave

Brukseli: Vendimi i opozitës dëmtoi demokracinë parlamentare, u shkel vullneti i qytetarëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In