• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Emri i tij, në të njëjtën lartësi me Nënë Terezën”, Artan Fuga për Kadarenë: Nuk do e harroj kurrë mësimin e tij…

by S T
02/07/2024 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Artan Fuga ka folur për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, që u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 88-vjeçare.

Në një lidhje direkte në “Breaking” në Top News, Fuga tha se emri i Kadaresë i ka bërë nder Shqipërisë dhe ishte në të njëjtën lartësi me figurën e Nënë Terezën.

Profesori kujton një moment kur ishte student dhe u ftua Ismail Kadare, ku një nga studentët e pyeti “je një shkrimtar i madh por je te 50-tat, nuk të vjen keq që të ka ikur jeta, nuk na ke zili”, dhe përgjigja e tij ishte e paharrushme sipas Fugës “kurrë nuk do doja ta filloja një ditë që ka kaluar nga e para, kam bërë në maksimum dhe nuk do doja të rrëzoja këtë botë shpirtërore dhe intelektuale që kam ndërtuar”.

“Kam pasur rastin ta mas në vende të ndryshme europiane, kryesisht në Francë Belgjikë Zvicër dhe Luksemburg dhe ka prekur shtresa të ndryshme të popullsisë. Unë di shumë mirë që në jetë jetën universitare perëndimore, kontributi i Kadaresë është konsideruar si përqasje që hedh dritë tek një realitet që sociologjia e studion. Emri i Kadaresë i bënte nder Shqipërisë dhe ishte pothuajse në të njëjtën lartësi ne Nënë Terezën.

Kulturën historike të vendit tonë e përdori si lëndë estetike për të ndërtuar vepra letrare. Unë mendoj se një intelektual i madh si Kadare nuk ka nevojë për nderime. Po ta shikosh qëndrimin e Kadaresë, e ka shprehur me natyrën që kishte dhe me qëndrimet që mbante, një intelektual i madh kishte një vepër që shteti politika shpesh herë e bombardonin e lodhnin, e censuronin, i bënin presion. Nuk mendoj se për të sot ka ndonjë rëndësi të madhe, por nuk besoj se një njëri i përmasave te tilla na nevojë për ndere të shtetit.

Kam fatin e madh, sa herë e kam takuar kam përjetuar një lloj presioni. Sado që ishte shumë shoqëror dhe shumë i thjeshtë, me shakatë dhe ironitë e tij ta bënte takimin shumë të mirë. Mbaj mend një gjë që mund ta tregoj, kemi qenë në vitin e fundit të studimeve universitare, në 1978 dhe ftojnë Ismail Kadarenë. Ne ishim një grup studentësh që studionim për filozofi, na vjen Ismaili, dhe dikush nga ne e pyet për ta ngacmuar pak se ai nuk e përtonte ironinë dhe e pyet i thotë ti je një shkrimtar i madh por je te 50-tat, nuk të vjen keq që të ka ikur jeta, nuk na ke zili?

Ai tha kurrë nuk do doja ta filloja një ditë që ka kaluar nga e para, kam bërë në maksimum dhe nuk do doja të rrëzoja këtë botë shpirtërore dhe intelektuale që kam ndërtuar. Nuk e harrojmë kurrë atë mësim që tha, ideja ishte që nuk ka rëndësi se në ç’moment biologjik të jetës je por çdo ditë e jetës tënde ndërton një botë shpirtërore. Ishte një gjë me vlerë shumë të madhe”-u shpreh Artan Fuga.

Next Post
Mbi 34 mijë shqiptarë të divorcuar: Cila është mosha kur shumica e çifteve ndahen?

Mbi 34 mijë shqiptarë të divorcuar: Cila është mosha kur shumica e çifteve ndahen?

TË FUNDIT

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

December 7, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

December 7, 2025
Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

December 7, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

December 7, 2025
Detaje nga plagosja në Berat: Plumba 37-vjeçarit pas sherrit për parakalimin e makinave

Detaje nga plagosja në Berat: Plumba 37-vjeçarit pas sherrit për parakalimin e makinave

December 7, 2025
Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet

Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet

December 7, 2025
Burimet e lëvizshme bëhen kontribuues të mëdhenj në ndotjen e ajrit

Burimet e lëvizshme bëhen kontribuues të mëdhenj në ndotjen e ajrit

December 7, 2025
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

Kërcënimet e Berishës? Mërtiri: Prekin Alimehmetin, jo Salianjin!

December 7, 2025
Malaj: Paqja fiskale, model italian! Ministri i Financave zbulon se cila do të jetë politika e pensioneve

Malaj: Paqja fiskale, model italian! Ministri i Financave zbulon se cila do të jetë politika e pensioneve

December 7, 2025
“Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”, Agron Llakaj bën veprën e veçantë në nderim të bashkëshortes

“Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”, Agron Llakaj bën veprën e veçantë në nderim të bashkëshortes

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In