Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Berat, kur një 38-vjeçar i ka dhënë fund jetës në shkaqe e rrethana që po hetohen nga Policia.
Viktima është banues në lagjen “Barrikadë”, i cili dyshohet se në kushte të rënduari depresioni, ka pirë në banesën e tij një sasi të konsiderueshme helmesh.
Ai u gjet në gjendje të rënduar nga familjarët dhe u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Mjekët e këtij spitali kanë bërë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën por pas dy orësh ai ndërroi jetë.
Pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, ka rezultuar se viktima Ilir Telhaj kishte pirë fostoksinë. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që konfirmohet se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.











