Detaje të tjera janë mësuar nga aksidenti ku janë përfshirë makina të eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha në Milot-Fushë Mamurras.
Korrespondenti i Panorama.al raporton se makinat e eskortës së Berishës po udhëtonin njëra pas tjetrës si autokolonë pa kthimit nga Foltorja e Kurbinit.
Makina ku udhëtonte ish-kryeministri ka arritur ta shmangë makinën që i vinte përballë, po kështu janë shmangur dhe 3 makina pas saj.
Mjeti i katërt i eskortës nuk ka mundur të shmangë, pavarësisht se ka frenuar. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Ardi Mulliqi banues në Kosovë. panorama