• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ I hynte në shtëpi dhe sulmonte seksuliasht gratë, arrestohet shqiptari në Angli

by A R
31/10/2024 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Iborjan Fezullahu, një emigrant shqiptar me banim në Britaninë e Madhe, është arrestuar në ishull pas disa sulmeve të përsëritura seksuale ndaj grave.

34-vjeçari ka deklaruar se ka kryer 12 vite burgim në Shqipëri pasi kishte qenë i përfshirë në një sherr mes bandave dhe ka arritur në Britani në korrik të këtij viti, duke bërë edhe një kërkesë për azil, në pritje të së cilës endej në rrugët e ishullit pa një banesë fikse.

Mediat britanike raportojnë se Fezullahu trokiste në shtëpi të ndryshme në Teesside me pretekstin se kishte nevojë të karikonte celularin e tij, por në banesën e viktimës së parë ka hyrë me dhunë dhe ka filluar ta prekë e ta puthë për gati 30 minuta derisa gruaja është shpëtuar nga bashkëshorti i saj, shkruan A2.

Ai ishte në dijeni se rasti i tij ishte dërguar në polici pasi është thirrur nga Gjykata e Teesside teksa dëgjonte një përkthyes shqiptar në një lidhje online të transmetonte çështjen e tij, raportojnë mediat britanike.

Në gjykatë thuhej se ai kishte parë gruan teksa merrte një porosi tek dera e shtëpisë dhe më pas i ka kërkuar asaj në mënyrë agresive që të futej brenda për të karikuar telefonin e tij.

“Ai i hodhi dorën në qafë filloi ta puthte dhe ta prekte në pjesë intime. Ajo tentoi ta shtynte dhe ta largonte ndërsa ai e tërhoqi me dhunë drejt vetes”, u tha në gjykatë nga prokurorët e çështjes.

Rasti i dytë me protagonist Fezullahun ka ndodhur po në Teesside. Ai ka trokitur në një tjetër banesë dhe i ka kërkuar një tjetër gruaje të futet brenda për të karikuar telefonin e tij.

Pasi ka komunikuar me viktimën e dytë përmes “Google Translate” duke i thënë asaj se ishte i ri në Angli, nuk kishte një shtëpi dhe flinte keq gjatë netëve, 34-vjeçari është lejuar të hyjë brenda. Aty ai ka nisur t’i afrohet viktimës, ndërsa ajo ka reaguar menjëherë teksa ka shkuar në katin e dytë të banesës për të thirrur bashkëshortin e saj, përcjell A2.

Iborjan Fezollahu është identifikuar menjëherë pas këtij rasti nga kamerat e sigurisë në vend të sekuestruara nga policia e Cleveland. Ai u arrestua nga forcat e policisë dhe akuzohet tashmë për dy sulme seksuale.

Në gjykatë, Fezullahu është mbrojtur duke thënë se në Shqipëri i kërcënohet jeta dhe për këtë arsye ka kërkuar azil në Britaninë e Madhe.

Gjyqtarja Deborah Sherëin ka deklaruar se autori e ka sulmuar në mënyrë të përsëritur viktimën e tij të parë. Fezullahu e ka pranuar fajësinë e tij duke pohuar se i ka prekur por nuk ka kryer marrëdhënie me to.

“Po i kam prekur në zona intime por vetëm kaq. Ju lutem më ndihmoni, vuaj nga ankthi”, ka thënë ai para togave të zeza.

Gjithashtu avokatja mbrojtëse, Kelleigh Lodge, ka thënë se i pandehuri vuan nga çregullime të stresit post-traumatik për shkak të ngjarjes që është burgosur në Shqipëri.

Fezullahu është dënuar me 30 ditë burg nga autoritetet angleze ndërsa akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me shqiptarin pasi të kryejë dënimin e tij.

/a.r

Next Post
“O satelit pa bisht”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës. Si reagon kryeministri në LIVE

“O satelit pa bisht”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës. Si reagon kryeministri në LIVE

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    1 year ago

    Zdo jete e larget dita,kure do ta gjejne kyt shkerdhate ne ndonji kanale te vrare, fajet i ka gjykata qe e denon me 30dite,paraburgim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve “Bonusin e bebes”

Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve “Bonusin e bebes”

January 1, 2026
FOTOLAJM/ Çelja e fushatës, mungojnë flamujt dhe posterat me logon e PS! Në shesh vetëm flamuri i Shqipërisë dhe BE

Shqipëria 2025, më pranë BE. Çelen të gjithë kapitujt në negociatat e anëtarësimit

January 1, 2026
Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

January 1, 2026
Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

January 1, 2026
Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

January 1, 2026
Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

January 1, 2026
Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

January 1, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

2026! Në këtë vend ndryshon gjithçka që të mbetemi njësoj!

January 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 2 janar 2026

January 1, 2026
Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com