• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emri i dytë i Ervis Martinajt/ Në vilën që kontrolloi SPAK në Surrel, policia gjeti një pasaportë

by Java News
08/01/2023 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i ushtruar një ditë më parë në vilën e Ervis Martinaj, ka zbuluar detaje të reja rreth pronësisë së kësaj shtëpie. RENEA dhe FNSH, hynë brenda në vilën luksoze me shpresën e kapjes apo qoftë dhe gjetjes së gjurmëve të biznesmenit të shpallur në kërkim, Ervis Martinaj.

Por policia dhe oficerët e BKH-së, nuk janë përballur me askënd prej familjarëve të Martinaj, por me një person tjetër që pretendonte pronësinë e shtëpisë, ku kishte hyrë për kontroll policia.

Urdhri i nxjerr nga prokurorët e SPAK ishte për tu kontrolluar banesën ku jetonte Ervis Martinaj.

Ndërsa shtëpia ishte me certifikatë pronësie nga një person tjetër, F. Vuthaj.

Policia dhe BKH-ja janë ndeshur me këtë person, i cili rezulton të jetë pronari i kompanisë së ndërtimit “Vuthaj Sh.p.k”, i cili u ka treguar hetuesve se vila ishte blerë prej tij në vitin 2017 dhe nga kjo periudhë e në vijim ja ka dhënë me qera përmes një kontrate qeraje, Ervis Martinaj.

Pavarësisht këtyre pretendimeve policia dhe SPAK, kishin mbledhur të dhëna se në banesë, ka jetuar për një kohë të gjatë njeriu më i kërkuar për momentin, Ervis Martinaj.

Ndërsa emri i F. Vuthaj, është vendosur në çertivikatën e pasurisë të kësaj prone, për të maskuar pasuritë që disponon “mbreti” i lojërave të fatit.

Policia, ka hyrë në brendësi të banesës duke kontrolluar të gjitha ambjentet e saj dhe oborrin, por nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.

Mes pak sendeve të sekuestruara, janë disa dokumente të pronësisë së vilës luksoze dhe një pasaportë që është gjendur në emër të shtetasit Admir Koca, por me fotografi të biznesmenit Ervis Martinaj.

Pasaporta ishte e kombësisë kosovare, dhe është i njëjti dokument që policia dhe prokuroria sekuestruan në banesën e tij, pas ndodhjes së masakrës në ish-bllok në datën 4 tetor 2018.

Pasaporta do i nënshtrohet ekspertizës mbi origjinalitetin e saj.

Njëherësh SPAK, do hetojë dhe vërtetësinë e dokumentacionit të pronësisë së vilës, që me dokumente rezulton të jetë në emër të një tjetër biznesmeni siç është F. Vuthaj.

Ky është kontrolli i dytë i banesës së Ervis Martinaj, pasi në mëngjesin e 26 dhjetorit 2022, policia dhe SPAK ushtruan një kontroll blic në fshatin Fushë-Kuqe, duke arritur të gjejnë dy automatikë, uniforma policie dhe mijëra fishekë automatiku./OraNews

 

Next Post
Zbulohet foto e pastrueses së ish-zyrtares/ Rozeta Rakipllari dëshmon në polici se si arriti të vidhte kasafortën

Zbulohet foto e pastrueses së ish-zyrtares/ Rozeta Rakipllari dëshmon në polici se si arriti të vidhte kasafortën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In