Një shtetas italian, i identifikuar si Massimiliano Locorotondo, 35 vjeç, do të ekstradohet nga vendi i tij drejt Shqipërisë. Për 35-vjeçarin, Gjykata e Tiranës në 2013 ka vendosur 8 vite burg, për veprën penale “Trafik i mjeteve motorike”.
Njoftimi i Interpolit:
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Italia një shtetas italian i dënuar me 8 vjet burg për “Trafik të mjeteve motorike”.
Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano drejt vendit tonë, i shtetasit italian Massimiliano Locorotondo, 35 vjeç, lindur në Ostuni, Itali.
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr. 899 datë 07.07.2013, ka vendosur dënimin me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafik i mjeteve motorike”, parashikuar nga nenet 141/a/2 e 291 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
ma.me