• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emri/ I burgosuri për vrasje ndërron jetë nga Covid-19, prej kohësh kërkonte ulje dënimi

by Java News
18/01/2022 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I burgosuri për vrasje, që ndërroi jetë nga Covid-19 në burg, një ditë më parë, priste uljen e dënimit të mbetur nga gjykata.

Andrea Berberi, 76-vjeçari i burgosur nga Durrësi, kishte kërkuar uljen e dënimit të mbetur pa vuajtur dhe më 18 janar ishte caktuar dita e shqyrtimit të kërkesës së tij.

Berberi ka ndërruar jetë, po pavarësisht kësaj rrethane gjyqtarja Besiana Gërxanaj ka vendosur të pushojë çështjen për moskompetencë territoriale, pasi kërkuesi e vuante dënimin në IEVP Rrogozhinë, ku ishte transferuar, ndaj kërkesa për uljen e dënimit duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Kavajës, informon Top Channel.

76-vjeçari vuante në burgun e Peqinit dënimin e marrë 10 vjet më parë, kur u shpall fajtor për vrasjen me paramendim të një 42-vjeçari, fqinj i tij.

Krimi me motiv hakmarrjen ndodhi më 21 nëntor të vitit 2011 në Spitallë të Durrësit. Berberi qëlloi me breshëri plumbash, duke zbrazur dy karikatorë me fishekë mbi 42-vjeçarin Luan Puja.

Ngjarja ndodhi për motive hakmarrjeje. Disa muaj para vrasjes, në mars të atij viti, Berberi ishte dhunuar me grushtE dhe levë hekuri nga viktima për një konflikt banal mes tyre.

E klasifikuar si plagosje e lehtë çështja pati përfunduar në gjykatë, po më 9 nëntor 2011, 12 ditë para vrasjes, gjykata e Durrësit kishte vendosur të pezullonte dënimin me burg të Pujës dhe ta linte atë në periudhë prove për 18 muaj.

I pakënaqur dhe me bindjen, siç pati deklaruar në gjykatë, se Puja donte ta vriste, Berberi vendosi të bënte drejtësi vetë. Pas vrasjes në mes të rrugës dhe hedhjes së armës në mënyrë demonstrative mbi trupin e viktimës, Berberi u arrestua disa minuta më pas në shtëpinë e vet.

Më 18 shtator 2012, gjykata e Durrësit e shpall fajtor dhe e dënon me 25 vjet burgim dhe 500 mijë lekë gjobë. Teksa vuante dënimin me burg, Berberi nuk kishte reshtur së kërkuari ulje të dënimit.

Më 18 nëntor të 2019, Berberi kishte përfituar një ulje dënimi prej 90 ditësh dhe pas kësaj kishte kërkuar sërish ulje dënimi.

Pas vendimit të gjykatës, për shpalljen e moskompetencës duket se mbetet e hapur kërkesa e të vdekurit për uljen e dënimit./m.j

Next Post
VIDEO/ Mbështetësit e Berishës nuk i ndahen Bashës, i zënë “pritë” sërish pasdite: Ik, ik. O hajdut, o kriminel

VIDEO/ Mbështetësit e Berishës nuk i ndahen Bashës, i zënë "pritë" sërish pasdite: Ik, ik. O hajdut, o kriminel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In