Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve në Patos.
Mësohet se Alket Malaj, 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.
/e.d