Një i moshuar është gjetur i pajetë në bregdetin e Rrjollit.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë arresti kardiak, ndërsa në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.
70-vjeçari, Ymer Habili, mësohet se kishte dalë për peshkim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r