Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës ky një 56-vjeçar ka dhunuar bashkëjetuesen e tij e cila ishte shtatzënë.
Bëhet me dije se 56-vjeçari i identifikuar si Arif Myftarago, ka dhunuar barbarisht me shkelm bë bark të renë e cila ishte 2-muajshe shtatzënë, duke i shkaktuar asaj abort.
E reja ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.