
XHENOVA
Policia italiane ka sekuestruar një sasi droge, e cila nëse shitet në treg, do të kapte vlerën e mbi 300 mijë eurove.
Në pranga për posedimin e kësaj sasie kaq të madhe të lëndës narkotike kanë rënë një shqiptar dhe një italian.
Shqiptari i arrestuar për posedim të më shumë se 300 mijë euro drogë është Dorian Resili, kurse italiani i prangosur me të është Andrea Giustetti, 50 vjeç. Të dy janë pronarë të një kompanie ndërtimi.












