Policia ka vënë në pranga një shtetas për veprime të pahijshme në publik.
Bëhet fjalë për militantin e opozitës, që u filmua teksa urinonte në derën e Kryeministrisë më 13 Prill.
Florian Marku nga Shkodra është identifikuar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe kjo i ka kushtuar prangat.
Për veprimin e Markut, Bashkia e Tiranës gjobiti Partinë Demokratike fill pas protestës.
/a.r