Një 46- vjeçar i dënuar nga Gjykata për abuzim seksual është arrestuar pasi tentoi të arratisej duke ikur në Greqi.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se Besnik Kreçi është i arrestuari nga Tepelena i cili tashmë është dërguar në Komisariatin e Gjirokastrës.
Më parë ai ka abuzuar seksualisht me një person të pambrojtur dhe për këtë ka marrë dënimin për veprën penale, por për këtë fshihej dhe tentoi të arratiset.