Një këmbësore ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së martës në qytetin e Fierit, pasi u përplas nga një automjet. Ajo është Lindita Kola, 51 vjeç.
Gruaja u përplas nga një makinë gjatë kohës që po kalonte rrugën, në lagjen “Sheq i Madh” dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Autoritetet shoqëruan në ambientet e policisë drejtuesin e mjetit, 25-vjeçarin Hysen Shehu. Ky i fundit, sipas burimeve për ABC News, punon si polic burgu.
Hetimet për rrethanat e këtij aksidenti tragjik vijojnë.
a.ç