• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emri/ 50 deri 200 mijë lekë për një varr! Skandali në Tiranë, në pranga drejtori i varrezave të Tufinës

by
06/07/2022 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, pas operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksionit të Krimit Ekonomik.

 

Operacioni po zhvillohet në bazë të një procedimi të nisur nga krimi Ekonomik i Policisë Tiranë, për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë.

Sipas informacioneve, deri më tani janë arrestuar drejtori i varrezave, dy janë në kërkim, kurse dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Drejtori në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 mijë lekë të reja për një vend në varreza.

Sipas informacioneve janë tetë të ndaluar, ndërsa operacioni vijon ende.

Nuk është hera e parë e zbulimit të këtij skandal në vendin tonë, ku bëhet pazar me vdekjen.

Në vitin 2021 emisioni investigativ në Top Channel, Fiks Fare denoncoi skandalin me zë e figurë në varrezat e Tufinës në Tiranë, duke sjellë fakte se si bashkëpunonin punonjësit, të cilët kishin rrethuar vende, duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë ishin bosh dhe u jepeshin atyre që paguanin.

Në adresën e Fiks Fare mbërriti një video nga një qytetar, i cili tregonte dhjetëra varre të rrethuara, madje edhe me emra sipër, por që ishin bosh. Këto vende ishin shitur nga punonjësit e përgjegjësit e varrezave, duke i kamufluar si varre të vërteta.

Pas këtij informacioni, gazetarët e Fiksit kontaktuan me një punonjës të varrezave të Tufinës, i cili tregoi se në varreza ka vende të rrethuara me beton si varre, të cilat janë bosh, por kundrejt ryshfetit janë blerë nga qytetarë të ndryshëm.

Edhe bashkëpunëtori i Fiksit u hoq sikur donte një vend për varr. Punonjësi i varrezave ia merr përsipër gjetjen e vendit, por për këtë ai duhet të paguante 350 mijë lekë të vjetra. 300 mijë lekë ishin për vendin dhe 50 mijë lekë për vendosjen e një kornize betoni për t’i dhënë formën e një varri. Lekët, sipas punonjësit, nuk i donte vetëm për vete, por për shefat. Për ta bërë edhe më të besueshëm varrin, sipër do i vendosej edhe një emër i sajuar./Top Channel

/e.d

Next Post
‘BE ka humbur dy kriza pa bërë asnjë hap përpara, lufta është shansi i 3-të’/ Rama për “De Volkskrant”: Na u desh të kalonim nëpër të gjitha unazat e ferrit për të arritur në…

'BE ka humbur dy kriza pa bërë asnjë hap përpara, lufta është shansi i 3-të'/ Rama për “De Volkskrant”: Na u desh të kalonim nëpër të gjitha unazat e ferrit për të arritur në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In