• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ 3 vjet më parë i vuri tritol oficerit të policisë, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

by
28/01/2023 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës. Ai është shtetasi Dedë Nikaj, i dyshuari kryesor i bluve për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e oficerit të policisë, Prelë Milani dhe në atë të Zef Bungajës.

Kjo ngjarje ka ndodhur tre vite më parë, më 4 janar të 2020-ës. Policia e Shkodrës ka njoftuar se mbi 32-vjeçarin rëndojnë dy akuza, ajo e “shkatërrimit të pronës” me eksploziv dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake, shpërthyese”.

Bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin me iniciale D. N., lindur dhe banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi policisë: 

Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesazhi”, i zhvilluar me metoda speciale të hetimit.

Pas një muaji hetimesh intensive, të zhvilluara nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, zbardhen dy ngjarje të ndodhura në vitin 2020, me lëndë eksplozive.

Vihet në pranga një 33-vjeçar i dyshuar për vendosje të eksplozivit në banesën e një punonjësi Policie, si dhe në banesën e një qytetari.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të punës hetimore të kryer, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i një hetimi proaktiv disajavor, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur grumbullimin e provave, për një autor të dyshuar të dy ngjarjeve me eksploziv, të ndodhura në vitin 2020.

Bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin D. N., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 33-vjeçarit, i dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën shtetasit P. M., me detyrë oficer Policie ne Komisariatin e Policisë Shkodër, dhe në banesën e shtetasit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të DVP Shkodër, po punojnë intensivisht për identifikimin e bashkëpuntorëve të mundshëm, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të kësaj natyre, ndodhur kohët e fundit.

/e.d

Next Post
Kameriere dhe shitëse, jeta e Georgina Rodriguez para se të takohej me Cristiano Ronaldon

Kameriere dhe shitëse, jeta e Georgina Rodriguez para se të takohej me Cristiano Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes kur qesh pushteti!

Partitë tona po vdesin nga gënjeshtrat e tyre

January 9, 2026
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

January 9, 2026
Moti i keq/ Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë

Moti i keq/ Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë

January 9, 2026
Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen me thikë, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen me thikë, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

January 9, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

January 9, 2026
Ngricat shkaktojnë probleme në Dibër, vështirësi për lëvizjen e automjeteve, autoritetet apel drejtuesve për kujdes

Ngricat shkaktojnë probleme në Dibër, vështirësi për lëvizjen e automjeteve, autoritetet apel drejtuesve për kujdes

January 9, 2026
Bllokohet shkarkuesi në aksin Pogradec–Qafë Thanë, vijon puna për hapjen e një korsie emergjence për makinat

Bllokohet shkarkuesi në aksin Pogradec–Qafë Thanë, vijon puna për hapjen e një korsie emergjence për makinat

January 9, 2026
“Na erdhi lumi menjëherë”, banorët e Ferrasit të tronditur: Na mori gjithçka, ushqimet janë nën ujë

“Na erdhi lumi menjëherë”, banorët e Ferrasit të tronditur: Na mori gjithçka, ushqimet janë nën ujë

January 9, 2026
Arqile Koça zgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm

Arqile Koça zgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm

January 9, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Opozita do zgjedhje të parakohshme?

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In