Disa ditë pasi Gjykata e Apelit vendosi që vula e PD t’i kalojë Enkelejd Alibeajt, duket se do të rinisin edhe njëherë negociatat me grupin e Berishës, me qëllim bashkimin e opozitës dhe daljen me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve, që u thirr nga Alibeaj është rënë dakord ngritja e një grupi prej 3 deputetësh të cilët janë mandatuar për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike.
Ky grup do të përbëhet nga Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha.
Gjithashtu forumet e PD vendosen si afat të këtij komunikimi deri ditën e premte.
Ndërkohë nuk dihet nëse kjo do të pranohet nga ana e grupit të Berishës. Ky i fundit ka deklaruar se në mënyrë kategorike nuk do të këtë bashkëpunim.
Një ditë më parë, Berisha vendosi që kandidatët e dalë nga Primaret për zgjedhjet e 14 majit do të regjistrohen me koalicion/m.j