• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT/ Vranë shqiptarin dhe i plagosën të vëllanë për fermën e kanabisit, burg përjetë për dy hajdutët

by
04/10/2022 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy hajdutë që vranë një burrë gjatë një përpjekjeje për të rrëmbyer rreth 100,000 £ drogë nga një fabrikë kanabisi, janë dënuar me burgim të përjetshëm. Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar Renato Geci dhe plagosjen e vëllait të tij Vilson Geci, 29 vjeç, pasi hynë në një shtëpi në Hounslow, në perëndim të Londrës më 22 mars të vitit të kaluar.

 

Të hënën, dyshja u dënuan me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 19 vjetësh burgim. Ata u dënuan gjithashtu me gjashtë vjet burg për plagosje dhe tre për vjedhje. Gjykatësi Howard Crowson tha se edhe pse Smith e shkaktoi plagën fatale me një thikë kuzhine, Sebran ofroi “ndihmë dhe inkurajim”, pasi e kishte goditur Gecin me një kaçavidë.

“Në rast konfrontimi, ju ishit të përgatitur të përdornit forcën vdekjeprurëse për t’i shpëtuar kapjes”, tha gjykatësi.

Në dosje thuhet se në banesën ku qëndronin dy vëllezërit shqiptarë kishte më shumë se 200 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 95,000 £. Dy të akuzuarit u ngjitën në ndërtesë përmes një shkallë dhe hynë brenda përmes dritares së banjës, duke gjetur dy vëllezërit shqiptarë që ruanin bimët narkotike.

Vëllai më i madh shkoi për të parë se çfarë po ndodhte, dhe u përball me hajdutët, të cilët e spërkatën me acid në fytyrë. Pas këtij momenti nisi përleshja që ishte vdekjeprurëse për njërin nga vëllezërit. Prokurori tha në gjykatë se pas përleshjes së dhunshme, njëri nga hajdutët mori një thikë kuzhine dhe goditi Gecin, duke i shkaktuar vdekjen.

/e.d

Next Post
Ndalon rrjedhja e gazit në Nord Stream! Furnizimi mund të rifillojë së shpejti,në një linjë të vetme

Ndalon rrjedhja e gazit në Nord Stream! Furnizimi mund të rifillojë së shpejti,në një linjë të vetme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Shtyhet seanca! Avokatja do të takohet me Veliajn, më pas do të paraqesë parashtrimet

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In