Dy të rinj vodhën një automjet në Plazhin e Ri në Vlorë. Pas njoftimit për vjedhjen e mjetit në pronësi të S. G., policia bëri të mundur bllokimin e makinës pas disa minutash.
Kështu në komisariat u shoqëruan dy hajdutët, 18-vjeçari A. L., dhe një 22 vjeçar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat Shqiponja falë reagimit në kohë, pas disa minutash kërkime bënë të mundur bllokimin e automjetit, në të cilin drejtues mjeti ishte shtetasi 22 vjeç dhe pasagjer shtetasi A. L., 18 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j