• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emrat/ U vendosën në pranga si autorë të një shpërthimi në Athinë, zbardhen lidhjet e 3 shqiptarëve me kokat e mafies greke

by Java News
04/05/2024 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e tre shqiptarëvë ne Greqi disa ditë me parë nga policia greke. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata janë të dyshuar për dy shpërthime të fuqishme eksplozivi në një karburant dhe një kantinë vere në Athinë e cila u regjistrua pak kohë më para duke shkaktuar dëme të shumta materiale

Për ngjarjen në karburant u identifikuan si autorë Geni Çato, 37 vjeç Përmeti dhe Evis Shyti, 40 vjeç, ndërsa për atë tek kantina e verës u identifikua Kristo Xhixho, 35 vjeç nga Durrësi dhe një shtetas rumun. Bashkë me ta u arrestua edhe një shqiptar i katërt, mik i Xhixhos, i identifikuar si Aristotel Stefanidhi, 23 vjeç nga Këlcyra, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Mediat greke kanë zbuluar së fundmi lidhje të tyre me krerë të mafias greke që veprojnë në fushën e gjobëvënieve dhe vrasjeve.

Të paktën dy nga katër shqiptarët që ranë në prangat e policisë greke janë njerëz të besuar të tre “kryekumbarëve” të Athinës, të cilët janë ekzekutuar në shtatë vitet e fundit. Në fakt, njëri prej tyre, famëkeqi Kristo Xhixho, i ashtuquajturi “bombardues i kantinës së verës”, është akuzuar si huligan i deklaruar i klubit “Olympiakos” në Pagrati, ndërsa bashkëkombësi i tij Evis Shyti apo “Boukouvala”, anëtar i bandës rivale, është akuzuar për bashkëpunim në një vrasje.

Shyti po ndiqet penalisht për shpërthimin e madh që ndodhi në një karburant në Pire, më 08.03. 2024. Megjithatë, siç zbulon “Espresso”, të shtënat më 23.03.2024, në premierën e shfaqjes së këngëtares së famshme greke Katerina Lioliou në lokalin e rinovuar të natës “LUX Athens” në rrugën “Syngrou”, nuk ishin përfundimisht një mesazh “mbrojtje-shantazhi” ndaj pronares së lokalit të natës, por një atentat i dështuar ndaj një “kumbari” 53-vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga burgu dhe ishte larguar nga lokali i natës pak minuta më parë.

Bashkëpunëtori-motoçiklist, i cili ndodhej në “vëzhgim” aty pranë, transportoi të armatosurin dhe është njoftuar nga brenda për largimin e “kumbarit”. Por ai nuk e kapi dot, e megjithatë qëlloi dy herë me kallashnikov në fasadën e klubit të natës. Dhe kjo, sipas organeve kompetente, është bërë si një justifikim “i mirë” për porositësin 54-vjeçar, i cila është një i burgosur dhe nuk gabon kollaj.

Madje i pranishëm në vendngjarje ishte edhe shqiptari Kristo Xhixho, i cili është krahu i djathtë i “kumbarit” 53-vjeçar dhe që qëndroi për pak kohë në vendngjarje pas të shtënave edhe pasi “udhëheqësi” i tij ishte larguar tashmë. Xhixho, i njohur për zhvatje dhe grabitje, u kap të martën në Nea Smyrni së bashku me bashkëpunëtorin e tij shqiptar, duke pasur në grupin e tyre edhe rumunin Antonis Karapasias. Ata janë bashkëpërgjegjës për shpërthimin e ndodhur në kantinës e verës së pronarit të një dyqani buzuqesh më datë 11.03. 2024 në A. Panto 7, paralel me rrugën “Syngrou”.

Në fakt, siç zbulon “Espresso”, nga dosja hetimore, takimi i përbashkët pak minuta para dhe pas vendosjes së bombës në kantinën e verës, ka qenë në parkingun e “YTON The Music Shoë” në “Petrou Ralli”, ku vitet e fundit shfaqet këngëtari i famshëm grek Nikos Vertis, i cili sigurisht nuk është i përfshirë në ngjarje.

Pyetja e madhe e policisë së Athinës është se kush e dinte se “kumbari” 53-vjeçari do të ishte në lokali ku performonte Katerina Lioliou, lokal që autoritetet e lidhin me të njëjtën pronësi të kantinës së verës. Shqiptari Evis Shyti që së bashku me bashkatdhetarin e tij Geni Çato vendosën bombën në pikën e karburantit në rrugën “Skylitsi” në Pire, ishte shoqëruës i parë i kumbarit të natës Manolis Karagiannis, i vrarë më 27/6/2018, në orën 10 në mëngjes, në P. Faliro. Karagiannis, i cili pati një armiqësi të ashpër me “Kumbarin e Kumbarëve” Vassilis Stefanakos, konsiderohet nga autoritetet si krimineli famëkeq që qëndron pas vrasjes së oficerit në pension të forcave speciale EKAM, Spyros Papachristou.

Shyti përdor pesë pseudonime të ndryshme, si emri përshembull mbiemri Buokouvalas, dhe akuzohet për “bashkëpunim në vrasje”, por edhe “bashkëpunim në tentativë vrasje”. Shqiptati Geni Çato i përkiste grupit të kryekumbarëve të vrarë Vasilis Grivas dhe Giorgos Litsa. Shyti dhe Çato u kapën pas një operacioni të koordinuar nga Departamenti i Zhvatjeve, mesditën e datës 29.04.2024 duke ecur në këmbë në trotuarin e Universitetit Panteion.

Dosja “e zbrazët” për urdhëruesin e vrasjes së gazetarit grek Karaivaz

Siç zbulon “Espresso”, në bandën rivale 35-vjeçari shqiptar Kristo Xhixho është deklaruar zyrtarisht si menaxher i një tjetër karburanti që i përket grekut “K”, i cili figuron si pronari zyrtar i pikës së karburantit në Pire ku ndodhi shpërthimi i parë.

Xhixho dyshohet se i përket grupit të kryekumbarit që doli nga burgu tre muaj më parë dhe që është përfshirë në një dosje ku është “fotografuar” si “autor moral” i vrasjes së gazetarit Giorgos Karaivaz më 9.4.2021. Në prill 2023, Policia e Athinës njoftoi arrestimin e dy vëllezërve grekë nga Keratsini si vrasësit e gazetarit, të cilët mbetën në paraburgim.

Sa i përket “autorit moral”, megjithatë, nuk ka pasur një konstatim thelbësor, për këtë arsye jo vetëm që nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tij deri më sot, por ai është liruar pasi ka kryer tashmë dënimin si drejtues i një grupi të vjetër të bodyguardëve të natës. Xhixho është akuzuar më parë për shkelje të ligjeve sportive, fishekzjarrëce dhe armëve, si anëtar aktiv i shoqatës së “Olympiakos” në Pagrati.

Në të dyja shpërthimet nuk ka pasur lëndime të personit, ndërsa bombat përbëheshin nga një sasi e madhe lënde shpërthyese, një detonator i zakonshëm dhe një fitil me djegie të ngadaltë. Mirëpo, ka shkaktuar bujë veprimi i autorit për të spërkatur motoçikletën e tij me një sprej të posaçëm për të fshirë çdo gjurmë ADN-je dhe gjurmë gishtash. Në fakt, veprimi i tij është “kapur” nga kamera e një dyqani.

Mirëpo, në lidhje me kantinën e verës, nga hetimet nga pamjet e kamerave u zbulua se makina e autorëve, “Peugeot” 3008, në pronësi të një kompanie qiradhënieje, pak kohë para shpërthimit, është nisir nga lokali i natës “YTON The Music Shoë”, që ndodhet në rrugën “Petrou Ralli 38” Aegaleo. Në itinerar është përdorur një motoçikletë, e cila pas shpërthimit është parkuar pranë shtëpisë së bashkëpunëtorit rumun në Aegaleo dhe menjëherë pas kësaj e njëjta makinë është nisur sërish, duke përfunduar sërish në “YTON The Music Shoë”.

Në banesën e Kristo Xhixhos u gjetën një sërë shënimesh të shkruara me dorë, me shënime biznesesh, shuma parash si dhe emra dhe numra telefoni. Në posedim të bashkëpunëtorit të tij shqiptar Aristotel Stefanidhi, u gjet një pistoletë ZASTAVA 7.65, me karikator me tre gëzhoja, si dhe dy targa false. Ky i fundit është i dënuar për pjesëmarrje në një bandë që kryente grabitje seriale, të njëpasnjëshme dhe në bashkëpunim, tentativë grabitje në bashkëpunim, grabitje dhe dëmtim trupor me bashkëpunim, për substanca narkotike dhe dispozita të tjera si dhe pastrim i produkteve të veprës penale dhe financimit të terrorizmit dhe dispozita të tjera.

Next Post
Ish-kryebashkiakja socialiste e Libohovës merret e pandehur nga GjKKO

Ish-kryebashkiakja socialiste e Libohovës merret e pandehur nga GjKKO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

March 9, 2026
Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

March 9, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zbulohen emrat e kandidatëve

March 9, 2026
Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

March 9, 2026

“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

March 9, 2026
GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

March 9, 2026
Pas sanksioneve të SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Von der Leyen vë në pikëpyetje besimin e Evropës në rendin e bazuar në rregulla

March 9, 2026

GJKKO pranon kërkesën e Veliajt, vendos t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore

March 9, 2026
“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

March 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In