• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emrat/ Tjetërsimi i pronave tek “Rana e Hedhun”: Dënohet ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe 5 të akuzuarit e tjerë

by Java News
01/03/2024 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 15.10.2022 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Fran Frrokaj, Sokol Toma, Bledar Cara, Gjovalin Marku, Adiona Martini, Juxhina Mema akuzuar për figurën e veprës penale“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 13, datë 01.03.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Frrokaj, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fran Frrokaj me 1 (një) vit dhe 4 (katër) burgim.
  • Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fran Frrokaj do të fillojë nga dita e marrjes formë të prerë të këtij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin Fran Frrokaj për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Toma, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Sokol Toma me 1 (një) vit burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Sokol Toma në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin Sokol Toma për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.
  1. Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Bledar Cara, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjovalin Marku, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gjovalin Marku me 1 (një) vit burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Gjovalin Marku në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin Gjovalin Marku për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Adiona Martini, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Adiona Martini me 1 (një) vit burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurën Adiona Martini në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurën Adiona Martini për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.
  1. Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurës Juxhina Mema, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë e pandehura është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.
  2. Bazuar në nenin 36/1 shkronja “b” të K.Penal dhe në nenin 190/1 shkronja “a” të K.Pr.Penale konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit pasuritë e paluajtshme të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal si mëposhtë:
  • Pasuria e paluajtshme nr. 5/5, vol, 22, fq. 21, ZK 1986, me sipërfaqe 8000 m2, me vendodhje Lezhë;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 2/50, vol, 24, fq. 28, ZK 1987, me sipërfaqe 1148 m2, me vendodhje Lezhë;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 821/30, vol, 6, fq. 141, ZK 2568, me sipërfaqe 27.009.80 m2, me vendodhje mali i Rencit, Lezhë;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 821/28, vol, 6, fq. 139, ZK 2568, me sipërfaqe 30.663.70 m2, me vendodhje mali i Rencit, Lezhë;/m.j
Next Post
Gjiknuri del nga SPAK: Është mëse normale të pyetesh për ngjarje që ke mësuar gjatë punës…!

Gjiknuri del nga SPAK: Është mëse normale të pyetesh për ngjarje që ke mësuar gjatë punës…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kinematografia shqiptare në zi! Humb jetën aktori korçar Zhani Ziçishti!

Kinematografia shqiptare në zi! Humb jetën aktori korçar Zhani Ziçishti!

February 25, 2026
“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

February 25, 2026
“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

February 25, 2026
Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

February 25, 2026
Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

February 25, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In