• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT/ Tiranë, prangosen 2 farmacistë, mashtruan me rimbursimet

by Java News
18/01/2019 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka ndaluar dy farmacistë te dyshuar si të përfshirë në skemën e mashtrimit me rimbursimin. Dy farmacistët e identifikuar si shtetasit, Petrit Nezir Skura dhe Gazmend Pajtim Aliaj, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e “Mashtrimit kompjuterik” dhe “mashtrimit në subvencione”, janë ndaluar me urdhër të Prokurorit Ervin Karanxha.

Çështja e cila i ka kaluar Prokurorisë pak ditë më parë, lidhet me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin. Ekzistojne dyshime te arsyeshme se ne rastin konkret jane konsumuar  edhe elemente të vepres penale të “mashtrimi kompjuterik”.

Njoftimi i plotë

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, më datë 12.06.2018 ka regjistruar procedimin penal nr. 4628 që bën fjalë për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ngjarja ka të bëjë me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin. ekzistojne dyshime te arsyeshme se ne rastin konkret jane konsumuar edhe elemente të vepres penale të “mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 144 i Kodit Penal. ekzistojnë shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik largimi për shtetasin Petrit Nezir Skura, duke bërë të domosdoshëm urdhërimin e ndalimit të këtij personi.

Në lidhje me “rrezikun e largimit”, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë (Vendim Unifikues Nr.7, datë 14.10.2011) janë shprehur se: “ ky rrezik, krahas elementëve të tjerë, mund të lidhet e të rezultojë edhe nga vetë natyra e akuzave në ngarkim të të gjykuarit, nga rëndësia e faktit, e sanksionit për veprën penale dhe lloji e shkalla e pasojave të ardhura prej saj. Prej tyre mund të arrihet në përfundimin logjik juridik, në trajtën e probabilitetit të arsyeshëm apo edhe të sigurisë, mbi mundësinë apo përgatitjen reale dhe efektive të ikjes, nëse nuk ndërhyhet për ta izoluar të pandehurin.” Mbështetur në të dhëna të bazuara se personi dyshohet për një krim dhe ka rrezik të largohet për t’i shpëtuar procedimit, në bazë të nenit 253/1 të Kodit te Procedures Penale, Prok.Karanxha urdheroi Ndalimin e shtetasit Petrit Nezir Skura, i datëlindjes 01.08.1948, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 143/b dhe 144 i Kodit Penal;

-Ndalimin e shtetasit Gazmend Pajtim Aliaj, lindur në Delvinë, i datëlindjes 16.02.1976, i dyshuar per kryerjen e vepres pen ale te “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 143/b dhe 144 i Kodit Penal.

/a.meta/javanews.al

Next Post
PD zgjedh të shtunën lidershipin e ri, kush hyn automatikisht në kryesi

PD, zbardhet lista e kandidatëve për Kryesinë dhe kreun e Këshillit Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In