• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Emrat/ Shijuan takimin e tyre të parë, çifti mbytet në liqen pas aksidentit në vendndodhjen romantike në Itali

by Java News
08/01/2024 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çifti Morgan Algeri dhe Tiziana Tozzo kishin shijuar një darkë në takimin e tyre të parë së bashku pranë liqenit Como në veri të Italisë, kur tragjikisht teksa po ecnin me makinë ranë në ujë dhe humbën jetën.

Dëshmitarët kishin parë Algeri e Tozzo duke biseduar para se të ngjiteshin në automjetin e tyre tip fuoristradë që pak vonë në mënyrë të pashpjegueshme ra në liqen mbrëmjen e të shtunës. Mercedes-i kishte rrëzuar barrierat para vendparkimit dhe dyshja humbën jetën të bllokuar brenda makinës.

Trupi i Algeri, 38 vjeç, dhe i 45 vjeçares Tozzo, u rekuperuan më vonë nga zhytësit e policisë. Ende nuk dihet saktësisht ajo që ka ndodhur teksa zyrtarët presin rezultatet e autopsisë. Policia tha se po mban “një mendje të hapur” pas rasteve të ngjashme të aksidenteve prej humbjes së ndjenjave të shoferëve.

Algeri kishte marrë drejtimin e makinës në zonën piktoreske Viale Geno, pasi e kishte parkuar disa metra larg ujit, por çuditërisht makina përfundoi në liqenin i cili është rreth 20 metra i thellë në atë pikë, raporton The Sun.

Dy fëmijë që ishin në zonë në momentin e incidentit kanë dhënë vetëm detaje të zbehta për policinë.

Ata thanë se dyshja po bisedonin para se të ngjiteshin në makinë, ku Algeri mori drejtimin. Motra e Morgan tha se viktima kishte blerë makinën disa muaj më parë dhe nuk kishte pasur probleme teknike.

Tiziana, e cila la pas djalin e saj 14-vjeçar, ishte njohur një muaj më parë me Morgan, i cili ishte pilot dhe instruktor fluturimi në shkollën Brembate di Sotto.

Tiziana punonte në një fabrikë ushqimesh në Cermenate dhe jetonte me djalin e saj adoleshent pas divorcit nga babai i tij.

“Ai ishte si vëllai im, më ka lënë një boshllëk të madh”, tha Alessio Pengue, mik i ngushtë i Morgan, ndërsa të njohurit e Tiziana e përshkruanin si një “grua e fortë e zemërmirë që kujdesej për djalin e saj”.

Dyshja kishin ngrënë darkën në restorantin Capiago Intimiano para tragjedisë. Makina e tyre u nxorr dje nga  uji dhe po analizohet, por deri tani nuk shihet asnjë anomali, tha policia për tragjedinë e mistershme./m.j

Next Post
Sporti në zi, ndërron jetë legjenda e futbollit Franz Beckenbauer

Sporti në zi, ndërron jetë legjenda e futbollit Franz Beckenbauer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In