Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Dhërmi, pasi akuzohet se ka dhunaur një person.
Policia është vënë në kërkim të një 23-vjeçari, i cili ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. L., 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j