• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emrat/ Sekuestrohet kokainë e heroinë në Tiranë, “profesori” mes 9 të arrestuarve

by A R
31/01/2018 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre  operacione të koduara antidrogë janë zhvilluara brenda pak orëve nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Operacionet në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga ku janë arrestuar  9 persona, si dhe sekuestruar Kokainë, Heorinë e Cannabis Sativa.

Operacioni i koduar “LINZA”,  i zhvilluar  nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, u arrestuan në flagrancë 2  shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, ku u sekuestruan 19 kilogramë Cannabis Sativa.

Operacioni i koduar  “PROFESORI”,  i zhvilluar nga Seksioni  për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,  u  arrestuan në flagrancë  3 shtetas që shpërndanin drogra të forta Kokainë dhe Heroinë, ku u sekuestruan 165 gramë Heroinë dhe një sasi e vogël Kokaine.

Operacioni i koduar “Shpërndarësit”, Seksionit per Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorinë Vendore te Policisë Tirane  ne bashkëpunim me shërbimet e policisë Repartit Shqiponja, ku u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe u sekuestruan disa doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Në operacionin “LINZA”,  sekuestrohen 19 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Satiava

Në operacionin “Profesori”, sekuestrohen 165 gramë Heroinë, 27 doza Heroinë , si dhe disa doza Kokainë dhe një sasi pluhuri e dyshuar Kokainë.

1-Në operacionin “Linza”, u arrestuan  në flagrancë në  rrugën e  “Liqenit të Linzës”   shtetasit:

Romeo Isufaj , 43 vjeç, dhe Ervis Metani,  23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit “Cannabis sattiva” në sasi të konsiderueshme në zonën e Dajtit dhe të Linzës .

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë , të dy personat kanë tentuar të hedhin lëndën narkotike në Liqenin e Linzës.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, automjetin   që transportonte lëndën narkotike si dhe 3 telefona celulare

2-Në operacionin e koduar  “PROFESORI” , u arrestuan  në flagrancë në afërsi të “Bërrylit” shtetasit:

Gazment Gazheli, 46 vjeç, banues në Tiranë  i dënuar më parë për  “Prodhim e  shitje të narkotikëve”, Kristian Karanxha, 27 vjeç, banues në Tiranë,  dhe V. G, 68 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasi Gazmend Gazheli me pseudonimin “Profesori”  në bashkëpunim me shtetasin  Kristian Karanxha me pseudonimin “KIÇI”,  dyshohet se në zonën e “Brrylit, Ali Dem, Shkozë” merreshin me shitjen e lëndës narkotike  të llojit “Heroinë dhe Kokainë” .

Në momentin e ndërhyrjes, shtetasit   Gazmend Gazheli ose me pseudonimin “Profesori” , policia i ka gjetur  një sasi pluhuri të bardhë të dyshuar lënde narkotike të llojit “Kokainë”.

Në këto kushte është ushtruar kontroll në të dyja banesat e shtetasëve të mësipërm.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gazmend Gazheli iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 165 gramë e dyshuar narkotike e llojit ” Heroinë”.

Në kohën që  po hynte policia kontroll në këtë banesë, shtetasia V. G (e ëma) është kapur me dy qese  me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë”,  të cilat  po tentonte ti hidhte jashtë banesës.

Po gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike e llojit Heroinë e ndarë në 27 doza.

Ndërsa nga kontrolli i banesës së ushtruar shtetasit Kristian Karanxha me pseudonimin “KIÇI” , është gjetur një qese e tejdukshme brenda të cilës kishte 3 (tre) porcione, doza me pluhur të bardhë e dushuar si lëndë narkotike e llojit “Kokainë”.

3-Në operacionin e tretë të koduar “Shpërndarësit nga ana e Seksionit per Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policisë Tiranë  në bashkëpunim me sherbimet e policisë Repartit Shqiponja është bërë arrestimi në flagrance për vepren penale të “Prodhim dhe shitje te narkotikeve ne bashkepunim’’ parashikuar nga neni 283/2 i kodit penal per shtetasit:

Fation Thaçi, 35 vjeç,  banues në Tiranë, Adi Zajmi , 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale te “Drejtim te mjetit ne menyre te parregullt”.

Henrik Cicollari 30 vjeç,  banues ne Tirane, Edvin Mneri 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë i dënuar më parë për ‘’Kundërshtim te punonjësit trendi publik’’,

Pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin janë kapur në flagrancë në vendin e qujatur Bulevardi “Zogu i Pare”, pasi  nga kontrolli i ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin  Fation Thaçi  është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike  e lloit Kokainë e ndarë në doza   gati për shitje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti , lënda narkotike dhe  dhe 5 aparate celular.

Materialet proceduriale  për të dy operacionet  do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” si dhe “Veprime që pengojnë  zbulimin e së vertetës”.

a.ç

Next Post
FOTO/ Modelja shqiptare në krah të Jennifer Lopez

FOTO/ Modelja shqiptare në krah të Jennifer Lopez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In