Prokuroria e Sarandës ka nxjerrë rreth 10 urdhër-arreste për punonjësit në bashkinë dhe kadastrën e qytetit.
Deri tani në pranga kanë rënë noteri Aleko Anagnosti, drejtori i Urbanistikës, Pandi Zhoga dhe punonjësja e Urbanistikës, Rovena Aliaj.
Polica ka ekzekutuar urdhër arrestet e të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës, ndërsa ata akuzohen se kanë tjetërsuar pronat në Ksamil dhe Sarandë.
Operacioni vijon ende për të vënë në pranga të gjithë personat që kanë shpërdorur detyrën, sakaq bëhet me dije se arrestime janë kryer edhe në Kadastër.
Ky institucioni shtetëror ka më shumë kallëzime penale dhe civile në prokurori dhe gjykata, pasi një prej problemeve më të mëdha të qytetarëve shqiptarë është marrja e pronësisë së tokave./m.j