Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në aksin Shkodër- Velipojë që la pas dy viktima.
Një mjet tip “BMW” ka marrë kthesën me shpejtësi të lartë dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar i përplasur me një mur.
Për pasojë kanë humbur jetën 23-vjeçari Amarildo Preka dhe 16-vjeçarja Driona Pirani.
Mësohet se të rinjtë ishin duke u kthyer nga një festë në Velipojë, por nuk kanë mundur që të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpinë e tyre, duke ndërruar jetë në vend nga përplasja.
g.kosovari











